17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Financimi rus i PD e Berisha ‘non grata’, gati ndëshkimi nga BE

    Partitë politikë shqiptare që marrin financime të fshehta do të sanksionohen nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që paketa për llojin e sanksioneve nuk është përfunduar, zyra e shtypi e Parlamentit Evropian, i tha Report TV, që “Bashkimi Europian do të përfshijë në sanksione partitë politike, aktivitete specifike dhe individë që janë përgjegjës dhe të përfshirë në vepra korrupsioni”.

    Pyetjes nëse ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e zezë të BE-së për t’u shpallur ‘non grata’, ashtu siç është njoftuar disa herë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyra e shtypit të Parlamentit Europian nuk pranoi  t’i referohej emrave konkret, por ata thanë se “masat kufizuese të vendosura nga BE-ja synojnë edhe vendet kandidate, subjektet joshtetërore dhe individët’.

    Sipas zyrës së shtypit, kjo e fundit ka qenë një kërkesë e kahershme e Parlamentit Evropian. Prandaj, Parlamenti do të ndjekë nga afër këtë iniciativë për t’u siguruar që ajo të zbatohet dhe zbatohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.

    “Edhe pse vendimi për vendosjen e sanksioneve i takon Këshillit të BE-së, Parlamenti do të ushtrojë një presion të rëndësishëm politik në këtë drejtim. Kjo ka qenë shumë e qartë për paketat e sanksioneve të miratuara si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, me Parlamentin Evropian si nxitësin kryesor politik dhe shtytësin e procesit”, thuhet në reagim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit