20 mijë studentë më pak do ulen në auditore këtë vit akademik që nis sot.
Ashtu si në dy ciklet e më të ulta, që kanë pasur më pak nxënës, edhe universitetet përballen me të njëjtën pasqyrë. Shumë nga degët kanë një numër tejet të vogël studentësh duke rrezikuar mbylljen.
Universiteti Bujqësor njoftoi edhe një fushatë për të nxitur regjistrimin e studentëve të rinj duke ofruar një pagesë mujore ndërsa nuk dihet ende sa ka ndikuar kjo gjë në shtimin e studentëve të regjistruar në vitin e parë.
Vitet e fundit ka pasur një numër të lartë të të larguarve nga vendi në emigrim me shtrimin e numrit të të rinjve që kanë braktisur vendin.
Ndërkohë studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar braktisje të shkollës e protesta duke kundërshtuar ligjin e qeverisë që do i pengojë të largohen nga vendi për 5 vite pas mbarimit të studimeve.
Edhe këtë vit universitetet publike mbeten të parapëlqyerat e studentëve me 75% të numrit të përgjithshëm të studentëve që janë regjistruar në to, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar në uiversitetet private.
Degët më të parapëlqyera mbeten mjekësia e infermieria. Numri i përgjithshëm i studentëve këtë vit akademik në të gjitha degët Bachelor e Master është rreth 120 mijë.