Në intervistën e tij të parë si triumfues i edicionit të katërt te BBVA, Gjesti u shpreh:
“Kur kam dalë prej atje, e kam ditur që më ka mbetur rruga pa plotësuar. E dija që kam diçka, se më është bërë një e padrejtë, e dinë ata vetë.
Edhe kur më thirrën këtu të vij, nuk e kam besuar derisa kam mbërritur te dera e Top Channel-it. Thosha: ‘Duan të bëjnë hajgare’. Kur m’i kanë hapur dyert, atëherë kam thënë: ‘Po, mund ta bëj dhe kam për ta fituar’.”
Fituesi i BBVIP Albania premton shumë energji në vazhdim: “Shumë muzikë. S’do të ndalem kurrë. Shpresoj të kem shëndetin, shumë punë dhe besoj që do të më doni edhe më shumë, siç ju dua unë.”
Në fund, ai u pyet për marrëdhënien e tij me Eglin pas daljes nga shtëpia:
“Unë i kam treguar Eglit edhe brenda që nuk kam diçka më shumë me të, nuk e shoh. Por unë do të vazhdoj jashtë dhe të shohim ku po shkon. Ndoshta rrugës mund të shohim diçka më shumë. Se nuk gënjej dhe nuk i premtoj askujt, kështu që jam i njëjti – edhe jashtë ia them ato gjëra si brenda.”