14.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Fitoj 9 mijë euro deri edhe 30 mijë në një muaj”, rrëfimi i eskortës 23-vjeçare në Tiranë

    Ajo është 23 vjeçe dhe prej disa kohësh jeton në Shqipëri. Puna e saj është eskortë, dhe në këtë mënyrë fiton, në rastin më të keq 4 ose 5 mijë euro, dhe në rastin më të mirë, fiton 8-9 mijë euro.

    Rrëfimi është për Megi Pojanin, në “MeKast” në Top Channel, ku rrëfen sesi e nisi këtë punë dhe pse ka zgjedhur ta bëjë.

    Erdhe një orë me vonesë, ku ishe?

    Në punë

    – Sa u pagove?

    – 100 dhe paratë e taksisë.

    – Sa vjeçe je?

    – 23

    – Më trego pak për fëmijërinë tënde…

    – Kam pasur një fëmijëri shumë të mirë, kam prindër të shkëlqyer, por nuk e dinë se çfarë pune bëj, mendojnë se punoj në një klub nate.

    – Sa fiton në muaj?

    – Kur nuk është muaj i mbarë 4 ose 5 mijë euro, në muaj të mbarë 8-9 mijë euro. Ose kur të bie jackpot siç fitova 30 mijë. Një klient me mori për 1 muaj. Familjes i dërgoj 400-500 euro.

    – Paguan qira?

    – Po, 500 euro. Te shtëpia ku jetoj nuk marr klientë.

    – Si e nise?

    – Punoja në një klub nate dhe aty njoha disa burra të pashëm, më pyetën sesa doja dhe kështu nisi. Në fillim shkoja me njerëz që i pëlqeja, pastaj paratë ishin bonus. Klienti i parë më dha 500 dollarë. Më duheshin para, dhe seksi ishte i mirë. Isha 18 vjeçe kur nisa të bëj seks për para.

    – I bën të gjitha?

    – Jo nuk i bëj të gjitha, bëj lojë me role, nuk bëj s*ks anal. Dikush me ofroi 5 mijë dollar që të ishte i pari për këtë por nuk pranova. Sepse nuk janë të gjithë klientët të kujdesshëm, dhe nuk dua të përfundoj në spital dhe të qepem.

    – Bën dush të artë?

    – Mund ta jap, por nuk e bëj asnjëherë… isha në punë dhe isha për dy orë. Pastaj u ngrita dhe doja të shkoja në banjë, dhe ai më kërkoi ta bëja sipër tij, dhe kur e bëra më pagoi 100 më shumë.

    – I puth klientët?

    – Po nuk e kam problem. Disa nuk puthin. Por jam e kujdesshme, sidomos në oralin pa prezervativ

    – Bën kontrolle shëndetësore?

    – Po çdo 6 muaj. Nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor por vetëm psikologjike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit