Personazhe, programe reality show dhe inteligjenca artificiale ishin fjalët kyçe më të kërkuara nga shqiptarët në Google përgjatë vitit 2023.
Në një intervistë për “Wake Up”, eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi zbuloi më shumë detaje për fjalët më të kërkuara në Google gjatë 2023-shit.
“Dy janë më të kërkuarit, Luiz Ejlli dhe ChatGPT. ChatGPT është në shifra shumë të larta, është në vend të parë,” tregoi ai.
“Që nga janari deri tani në dhjetor, dy kërkimet më të shumta janë këto. Është pozitive që njerëzit kërkojnë për ChatGPT, pasi është trend global dhe duan të mësojnë më shumë [se si të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale,” shtoi më tej.
Të tjera fjalë kyçe goxha të kërkuara janë “Big Brother VIP” dhe “Festat zyrtare 2023”.



