Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në ë parlamentin izraelit, ka deklaruar se populli shqiptar sakrifikoi dhe rrezikoi për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Rama tha se gjatë Holokausit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim.
“Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë. Që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Në vitet ’30, një amerikano-hebre u dërgua në një mision në Europën Lindore. Ai tha që pluraliteti i besimit në Shqipëri, katolikët, myslimanët etj. jetonin në të njëjtën kornizë dhe Shqipëria nënvizoi se duhej të konsiderohej si një vend i sigurt për hebrenjtë Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria“, deklaroi Rama.
Po ashtu kryeministri tha se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.
“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.



