16.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fjalori i Cambridge përditëson përkufizimin e ‘gruas’ dhe ‘burrit’: Njihuni me përkufizimet e reja!

    Fjalori i Cambridge ka përditësuar përkufizimin e tij për fjalën “grua” duke përfshirë këdo që “identifikohet si femër”, pavarësisht nga gjinia e tyre në lindje.

    Fjalori online së fundmi shtoi një përkufizim plotësues të fjalës, duke përfshirë edhe njerëzit transgjinorë. E njëjta gjë do ndodhë edhe me fjalën “burrë”.

    Sipas Cambridge Dictionary, tani përveç përkufizimeve që përfshijnë një “qenie njerëzore femër”, një grua mund të jetë gjithashtu “një e rritur që jeton dhe identifikohet si femër edhe pse mund të ketë patur një seks tjetër në lindje”.

    Në fjalor jepen shembujt:

    “Ajo ishte gruaja e parë trans e zgjedhur në një zyrë kombëtare” apo “Mary është një grua që u caktua mashkull në lindje”.

    Fjalori i Cambridge nuk është fjalori i parë që ndryshon përkufizimet e tij. Në korrik, Merriam-Webster shtoi një përkufizim shtesë të “femrës” që e përkufizon termin si “të kesh një identitet gjinor që është e kundërta e mashkullit”.

    Përkufizimi i “një gruaje” është bërë gjithnjë e më i diskutueshëm vitet e fundit. Në vitin 2020, autorja e Harry Potter, JK Rowling, u akuzua si transfobike pasi ajo hodhi një postim në Twitter, duke iu referuar një titulli për “njerëzit që kanë menstruacione”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit