9.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Fjeta me Kiarën dhe kam në trup parfumin e saj”, Luizi lumturohet nga veprimi veprimi i moderatores

    Ditën e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe tashmë kanë bërë paqe. Moderatorja i tha këngëtarit se e ka xhan dhe se ‘askush tjetër aty brenda shtëpisë nuk e ka më xhan se ajo’.

    Madje kjo afërsi mes tyre ka bërë që disa banorë të reagojnë shumë ashpër, ku Olta i tha Kiarës “se sa shpejt fiton terren Luizi tek ajo”.

    Kësaj radhe duket se Tito ka vendosur që të mos ndikohet nga fjalët e të tjerëve. Madje mbrëmë Luizi dhe Kiara kanë biseduar edhe në krevatin e kësaj të fundit.

    Në një moment moderatorja i hedh pak parfum Luizit, teksa ky i fundit shprehet me shaka: “Ça ka kjo, më duket se do me më puth”, ajo thotë: “E meriton pak nga era ime meqenëse u bëre serioz”.

    Më vonë Luizi e pyet Kiarën se çfarë i hodhi në qafë dhe ajo i tregon për parfumin e saj.

    “Po unë se ndjej këtu”, i thotë Luizi dhe Kiara shton: “Merre me dorë dhe nuhate”.

    “Oo fjeta me Kiarën”, thotë Luizi duke qeshur, duke iu referuar se ka në trup parfumin e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit