20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fjoralba Ponari ironizon personazhet e “BBV2”: Dikush t’i informojë mbi diferencën e termit “VIP” dhe “artist”

    Moderatorja Fjoralba Ponari ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale pas episodit të mbrëmjes së kaluar të “Big Brother VIP 2”, ku u fol për bullizmin dhe shëndetin mendor.

    Ponari shkruan se personazheve që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, dikush duhet t’u shpjegojë diferencën e termave “VIP” dhe “artist”.

    Gjithashtu nënkupton se kanë nevojë për shpjegim edhe për sa i përket bullizmit, homofobisë, shëndetit mendor dhe kërkon që të mos cenohen të drejtat minimale njerëzore.

    “A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave ‘VIP’ dhe ‘Artist’? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, shkruan Ponari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit