17.5 C
Tirana
E martë, 22 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Flamur Noka shan nga nëna si ordiner, komentuesit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj qytetarëve që kanë komentuar në rrjetet sociale pas publikimit të një pjese të intervistës së tij.

    Në një nga komentet, një qytetar i shkruan Nokës: “Ti i nënshtrohesh grekut”, duke aluduar për qëndrimet e tij politike.

    Por përgjigjja e deputetit të Partisë Demokratike nuk ka vonuar. Me tone të ashpra, ai ka replikuar:

    “Vetëm sat ëmë i nënshtrohem” – një reagim ky i papërshtatshëm dhe tejet banal për një figurë politike.

    Por nuk mbaroi me kaq. Një tjetër qytetar, shkruan: “Ore po është turp të merremi me Sali Berishën 81 vjeç, a kuptoni. Nuk janë të mirë as Edi Rama me palacot e tij, por mjaft është mjaft.”

    Edhe ndaj këtij qytetari, Noka nuk kurseu ofendimin, duke replikuar: “Si është mami?”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit