6.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Flamur Noka, sherr me gazetarin: Mbylle gojën po të them! Ça do ti? Do pushkë?

    Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” Flamur Noka ka folur rreth situatës së Partisë Demokratike dhe “Rithemelimit”.

    Ndërsa diskutonin në studio, ai pati edhe një debat me gazetarin Ardit Hoxha, të cilit i tha të mos flasë pasi “nuk të kam zgjedhur për këshilltar”.  Kjo pasi gazetari i tha se nëse nuk e bëjnë dot ndryshimin në vend mbase duhet të largohen.

    Pjesë nga debati në studio:

    Flamur Noka: Kur të të marr këshilltar ty, do të dëgjoj, sa kohë je altoparlant i regjimit nuk të dëgjoj!

    Ardit Hoxha:Të kërkoj ta tërheqësh mbrapsht, këtë s’ta lejoj!

    Flamur Noka: Hesht dhe dëgjo!

    Ardit Hoxha: Jo, unë të dëgjova mjaftueshëm, nuk më thatë asgjë. Kë dy vite që këto që ju thatë tani i kam dëgjuar në çdo konferencë nga ju e nga zoti Berisha. Krimi, droga..të gjitha i kam dëgjuar, i kam mësuar edhe përmendësh.

    Flamur Noka: Po për zotin Rama ke dëgjuar? Po për demokracinë dëgjon gjëkundi ti djalosh?

    Ardit Hoxha:Të gjitha i kam dëgjuar. Unë nuk dua leksione.

    Flamur Noka: Demokraci të duket kjo ty? Ça do ti? Do pushkë?

    Ardit Hoxha:Unë nuk dua leksioni, po se bëtë dot, largohuni! Ta bëjë dikush tjetër.

    Flamur Noka: Ta lë ty? T’ia lë Edi Ramës?

    Ardit Hoxha: Atë caktojeni ju. Se na bëtë edhe të pafytyrë! Unë të paktën nuk përqafohem pas seancave me përfaqësuesit e regjimit.

    Flamur Noka: Thuaja tjetër kujt, jo mua. Këtë dhe mbyll gojën! Mbylle gojën se po të them unë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit