14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Flamur Noka sulmon kritikët e PD: Ju jeni të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër lidhur me protestën e një nate më parë ku protestues dhe deputetë të kësaj force politike u përplasën fizikisht me efektivët e Policisë.

    Postimi i Nokës:

    Kush propagandon kundër shqiptarëve që protestojnë mbetet ushtar i një regjimi antidemokratik, rrogëtar i krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

    Nuk janë burra më të mirë ata që bëjnë sehir e shajnë opozitën kur vendi shpopullohet, rinia ikën dhe paraja e pistë bën ligjin.

    Komentet e disa patronazhistëve janë “plumb” për armikun e tyre imagjinar. Ne nuk jemi armiku i brendshëm. Ata janë armiku i vetes dhe i arsyes.

    Janë armiku i të rinjve që larguan për shkak të urrejtjes patologjike që kanë ndaj opozitarizmit dhe pluralizmit politik.

    Lavazhi i trurit ka bërë të vetën. Janë të pashpresë, si regjimi që i servilosen prej frikës.

    Nderim qytetarëve që protestojnë!

    Dt. 20 shkurt përpara kryeministrisë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit