Në episodin e radhës të podkastit “Flasim” nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka qenë i ftuar balerini i famshëm shqiptar Ilir Shaqiri.
Një bisedë e këndshme teksa Shaqiri preku disa aspekte të jetës së tij personale dhe profesionale, i erdhi radha dhe diskutimeve mbi familjen dhe vajzën e tij të vetme, Emily Shaqiri.
Edi Rama e ka pyetur më shumë mbi raportin babë e bijë, si dhe rreth jetës që bën Emily. Ilir Shaqiri ka treguar dhe njëherë për marrëdhënien që vajza e tij ka me një djalë italian, të cilin siç e ka thënë dhe herë të tjera, e ka lodhur shumë për të kuptuar nëse ai është i duhuri për Emilyn.
Pjesë nga intervista në podkastin “Flasim”:
Vajza juaj flet shqip?
Flet gjysma gjysma, shumë pak. E fliste shumë mirë kur ishte babi në Romë dhe filloi “si je , si shkon, gusha, qafa, syri”. Por shkëputja pastaj dhe qëndresa me një baba shqiptar dhe nënë italiane në Itali, ndoshta shumë shqiptarë nuk e kuptojnë këtë gjë, por ata që jetojnë jashtë.
Po ajo vjen në Shqipëri?
Po vjen dhe me shumë kënaqësi. Tani edhe na është fejuar
Me italian?
Po me italian, është influencer, shumë djalë i mirë. E kam shtrydhur pak nga ana psikologjike le të themi, që të kuptoj.
Ti baba shqiptar. Po Emily i pëlqen Shqipëria?
Ai nuk e ka parë, kurse Emily vdes.
Me gjyshërit e ruan raporton?
Po e ruan. Emily i ngjan babait, se çfarë i kemi lënë nënës nuk e di.
Përsa i përket jetën profesionale, Ilir Shaqiri ka treguar diçka më shumë mbi përovjën artisitke që kaloi tek “Amici” si dhe tashmë tregon sesi ia del teksa e ka ndarë jetën mes Italisë dhe vendit të origjinës, Shqipërisë.
Pse u shkëpute nga “Amici”?
Çdo gjë në jetë ka një cikël. Lodhja tek “Amici” është e jashtëzakonshme. Ka një trysni psiko artistike, fizike të jashtëzakonshme. Edhe “Amici’ ishte ndryshe. Trysnia është shumë e madhe. Programi ishte si ti vinte asaj. Përgatiteshin me dhjetra koreografi pa ditur se kush dilte në skenë. Sot është më e drejtuar.
Si e ndan jetën mes Italisë e Shqipërisë?
Nuk jam shkëputur shumë nga Shqipëria, vetëm 1993- 2003 ku flisja përmes skedës telefonike. Më pas i tërhoqa në Itali dhe ndihesha i mbushur. Nga 2004 – 2005 fillova të kthehesha sytë drejt Shqipërisë. Tani ndihem i plotësuar. Punoj atje, punoj këtu.
U bënë 30 vite ping pong nga veriu në jug në Itali. E kam vizituar me pëllëmbë. Tani jashtë shtetit ndihem këtu ku dinamikat janë jashtëzakonisht të shpejta.
Prindërit pasi qëndruan një periudhë në Itali u rikthyen në Shqipëri. Unë shoqëri kam këtu por jo ajo e dikurshmja.