13.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Flirte mes dy djemve të “BBVK”, Londrimi dhe Klodiani po bëhen çift?

    Një nga banorët më simpatikë të këtij sezoni në “BBVK” është padyshim Lodrimi. Kjo për shkak të humorit dhe batutave të tij ndaj banorëve, të cilat shkaktojnë shumë të qeshura në shtëpi.

    Prej fillimit është vënë re afërsia e tij me Klodianin, me të cilin u vu re se janë aleatë në lojë dhe videot e të dyve bashkë janë bërë mjaft virale në rrjete sociale. Ama këto ditët e fundit shikimet, prekjet dhe afërsia mes tyre po i bën ndjekësit e këtij formati të dyshojnë se mes tyre ka një flirt dhe se nuk është çudi që ata t’i shprehin pëlqimin njëri-tjetrit.

    Një nga momentet më virale ndodhi kur Klodiani iu afrua shtratit ku qëndronte Londrimi. Ky i fundit, me një ton të çuditshëm dhe pak provokues, i tha:

    Londrimi: “Jam me grip se ishim puthë…Hajde”

    Mendohet se kjo temë do të diskutohet në prime-n e ardhshëm dhe do ta shohim nëse djemtë do e pranojnë si mundësi apo do e mohojnë kategorikisht.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit