5.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Flor Binaj e quan publikisht Ermal Mamaqin ‘jo të vërtetë’!

    Florjan Binaj, i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” foli për shumë gjëra; për përfshirjen e tij në politikë, për emisionin “Piranjat”, karrierën si aktor humori dhe mbi të gjitha për ish-kolegët e tij në “Portokalli”.

    Kur në një moment gjatë intervistës, moderatori Ermal Peci i kërkoi të përshkruante me një fjalë Bes Kallakun, Ermal Mamaqin dhe Xhemin, Flori u përgjigj:

    “Bes Kallaku është shoku im i Portokallisë; Ermal Mamaqi, jo i vërtetë e ndërsa Xhemi Shehu, prezantuesja më e bukur!”

    Qëndrojmë pak aty, tek Ermal Mamaqi të cilin Binaj e quajti “jo të vërtetë”, por pse?

    Aktori nuk dha asnjë sqarim, por përgjigja e tij lë vend për aludim se diçka ka ndodhur mes dy ish-kolegëve.

    Ermali dhe Flori kanë qenë të dy pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe kanë ndarë një pjesë të mirë të asaj eksperience bashkë.

    Sot, Flori e quan publikisht si “jo të vërtetë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit