20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Flori Mumajesi flet për arsyen e shkëputjes nga muzika: Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin

    Prej kohësh, Flori Mumajesi qëndron i shkëputur nga muzika, daljet televizive dhe rrjetet sociale dhe siç la të kuptohet në Instagram, arsyeja lidhet me ndarjen nga jeta të nënës së tij. Në një foto të fëmijërisë, në ditën e ditëlindjes së tij (sot, 23 gusht), Flori u ndal te dhimbja që përjeton tashmë që data e ditëlindjes i kujton vdekjen e të ëmës.

    “Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më. Mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur në këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova i djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë” – shkruan ai.

    Flori rikujton momentet e fundit me të dhe shton se tani “asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin.”

    “Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ti, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe. Nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”

    Flori Mumajesi flet për arsyen e shkëputjes nga muzika:

    Nëna e Florit u nda nga jeta më 23 shkurt si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme. Kantautori ka patur një lidhje të ngushtë me të ëmën, për të cilën ka folur sipas mënyrës së tij, përmes këngës “Dedikuar nënës”, një nga këngët më të ndjera shqiptare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit