9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Flori Mumajesi në lidhje romantike me bashkëshorten e qeveritarit shqiptar?

    Jeta sentimentale e Flori Muamjesit shpesh herë ka qenë në vemendjen e mediave. Shumë vajza të njohura të “showbizit”, janë përmendur lart e poshtë si “zemra binjake” e këngëtarit, mirëpo asnjëra prej tyre asnjëherë nuk është konfirmuar nga vetë Flori.

    Epo, sërish disa thashetheme mbi jetën e tij janë duke qarkulluar. E kësaj here nuk bëhet fjalë as për këngëtare dhe as për modele, po pikërisht për bashkëshorten e një qeveritari shqiptar. Po po, siç e lexuat! Bashkëshortja.

    Burime për “IconStyle”, bëjnë me dije se bashkëshortja e qeveritarit shqiptar, duke mos i bërë publik emerin, prej kohësh është në një marrëdhënie me këngëtarin.

    Ndaj edhe postimet e fundit të Florit ku shfaqej i prekur, i dashuruar, i lënduar, emocional teksa tentoi të fshinte këngët e tij, vinin të gjitha nga uljet e ngritjet e marrëdhënies së tij të fundit që ka trazuar paksa ujërat.

    Disa vite romancë e kanë bërë Florin të hedhë në letër ndjenja të forta, duke i sjellë në formën e projekteve që publiku i dashuron.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit