8.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Florian Binaj njofton tërheqjen nga politika, Adriatik Lapaj mbetet vetëm me gruan e Gerti Bogdanit

    Aktori dhe moderatori Florian Binaj, ka njoftuar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se do të largohet nga angazhimet e së tashmes.

    “Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…

    Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim.

    Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij.

    Kohët e fundit e kemi parë Florian Binaj shumë aktiv në politikë, ku ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj.

    Tashmë këtij të fundit i mbetet në krah, vetëm gruaja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit