14 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Floriana Garo: Burrin e njoha nëpërmjet LindkedIn, bënim biseda intensive aty

    Floriana Garo e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se bashkëshortin e saj, avokatin Enis Daci, e njohu përmes platformës LindkedIn dhe pas një muaji bisedime intesinve ata vendosën të takoheshin.

    Takimin e parë e kanë bërë në Itali dhe ishte takimi që përcaktoi se do ta kalonin jetën së bashku.

    Floriana Garo: E kam njohur online përmes platformës LindkedIn, që nuk ka lidhje është platformë profesionale, por që aty qëlluam që ta shihnim njëri-tjetrin. Vijuam një komunikim intensiv për thuajse një muaj, përpara se të vendosnim të takoheshim, edhe kur u takuam patëm të njëjtën kimi që kishim edhe pa u takuar.

    Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga ky komunikimi një mujor?

    Floriana Garo: Më bëri përshtypje fakti që im shoq nuk më njohu kush isha. As nuk e dinte fare se me çfarë merresha dhe ndoshta më kishte parë vetëm një herë në televizor, por nuk më kishte ndjekur. Më intrigoi shumë dhe isha e lirshme që të shprehesha.

    Ai ka atë natyrën që t’i shikojë këto emisionet, nuk është pas botës së ekranit dhe unë i tregoja çdo gjë nga fillimi, si vinte nga unë dhe si e ndjeja unë, jo siç e shihte ai nëpër emisione apo gjërat që kisha bërë gjatë emisioneve të mia.

    Ka qenë një marrëdhënie shumë e sinqertë ku e kemi njohur njëri-tjetrin nga fillimi, shumë intensivisht.

    Më bëri serioziteti i marrëdhënies, serioziteti i tij, zgjuarsia e tij, shumë cilësi që ai ka, që më bënë për vete.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit