24.5 C
Tirana
E enjte, 7 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Floriana Garo nuk e lë burrin të dalë nga shtëpia: Jam shumë xheloze

    Floriana Garo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin Enis Daci.

    E pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana tha se nuk di të gatuajë.

    Duke qeshur Floriana shtoi se dashuria kalon nga stomaku, por ajo nuk e kupton se nga kalon dashuria e bashkëshortit të saj.

    Floriana gjithashtu tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij, e ndonjëherë tjetër fshehurazi.

    Teksa fliste për xhelozinë, Floriana Garo tha se ka raste që ajo bëhet xheloze kur ai del me shoqërinë e tij.

    Për çfarë je bërë xheloze për herë të fundit për bashkëshortin?

    Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më. Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç’është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit