14.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Floriana ia hedh fajin popullit, pse nuk ndjek më Berishën: S’keni ndërgjegje

    Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo kërkon më shumë reagim nga shoqëria në lidhje me situatën aktuale në politikën shqiptare.

    E ftuar në emisionin Opinion, Garo u shpreh se të rinjtë janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për aktualitetin politik.

    “Shoqëria e ka detyrim të reagojë. A mendoj që unë opozita është kaq e fortë? Nuk është, ne jemi në ditët më të vështitra, por opozita të paktën e ngre zërin. Qeveria nuk del në një debat.

    Shoqëria e pandërgjegjësuar që nuk angazhohet gjen thjesht atë alternativën për të ikur, janë të pandëgjegjësuar. Brezi i ri as që e di fare se çfarë po ndodh.

    Nëse shoqëria do ishte më proaktive dhe të merret me gjëra më thelbësore se sa thjesht ato lajme që i dalin në rrjete sociale, shumica e lajmeve janë të pavërteta, atëherë si supozohet të jesh i informuar ti. Edhe shoqëria ka probleme”, u shpreh Floriana Garo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit