10.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Flutura Açka – Berishës e Nokës: Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh. Ju s’keni as besnikëri e as moral

    Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka, ka shpërthyer ndaj lidershipit të PD-së, duke i kujtuar luftën e brendshme në Partinë Demokratike dhe përjashtimin e një pjese të madhe të tyre, për shkak se ishin pozicionuar në krahun e Lulzim Bashës.

    Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se pavarësisht se i përjashtuan, sërish lidershipi i PD-së, po shkon në fjalët e kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

    “Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po”, thekson ish-deputetja në postimin e saj.

    Po ashtu, ish-ligjvënësja demokrate hedh akuza se drejtuesit aktual të PD-së, se i dhanë Ramës fitoren me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

    Postimi i Açkës:

    Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!

    Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:

    – Që na penguat

    – Që na luftuat

    – Që na përjashtuat!

    Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.

    Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!

    Çeta Përr-Përr

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit