13.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fluturon gjithmonë me klasin ekonomik; zbulimi i pabesueshëm për miliarderin Bill Gates

    Bill Gates preferon atë ekonomik në vend të klasit të parë. Bashkëthemeluesi i Netflix, Marc Randolph, zbuloi preferencat e manjatit amerikan kur bëhet fjalë për fluturimet me aeroplan.

    Sipas raportimeve, themeluesi i Microsoft-it, një sipërmarrës shumë i kamur, me pasuri prej 110 miliardë dollarësh, beson se nuk ka një marrëdhënie të mirë midis çmimit të biletës dhe shërbimeve që ofron fluturimi në klasin e parë, më së shumti, në krahasim me klasin ekonomik dhe të biznesit.

    “Bill Gates udhëton në klasin ekonomik shumicën e kohës, jo sepse nuk mund ta përballojë, por sepse nuk beson se ofron vlerë të mirë për paratë.

    Është pesë ose gjashtë herë më i shtrenjtë, por vetëm pak më i mirë. Dhe pastaj, të gjithë pasagjerët mbërrijnë në destinacion në të njëjtën kohë…” – shpjegoi Randolph.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit