24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Foli grave që ke në shtëpi kështu”- Gruaja e Armaldos reagon rreth deklaratës së Zhaklinës

    Një deklaratë e bërë nga Zhaklin Lekatari ndaj Armaldos gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” ka ngjallur reagime në rrjet.

    Gjatë një diskutimi me tenorin, opinionistja iu drejtua me fjalët: “Foli grave që ke në shtëpi kështu”. Gjë që mori shumë interpretime dhe shumë njerëz e konsideruan të gabuar deklaratën e saj që shkon kundër parimeve feministe të Zhakut.

    Lidhur me këtë sot ka pasur një reagim edhe nga bashkëshortja e Armaldos, Aida. Në një story në Instagram ajo shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë ndonjë gjë gabim ka aq karakter sa të kërkojë falje.

    Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht. Më poshtë, dy InstaStory-t e bashkëshortes së Armaldos.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit