16.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

    Një nga zhvillimet më të spikatura të vitit që lamë pas ishte rritja e pagave për forcat e armatosura. Paga mesatare për këtë profesion arriti në 107 mijë lekë në muaj, duke kaluar për herë të parë kufirin e 100 mijë lekëve dhe duke shënuar rritjen më të madhe ndër profesionet, me 16% në bazë vjetore.

    Rritja e pagave në këtë sektor lidhet edhe me angazhimet në rritje të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe nevojën për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit.

    Shqipëria tashmë ka arritur objektivin e Aleancës për të shpenzuar mbi 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një nga standardet kryesore të NATO-s për vendet anëtare.

    Përveç rritjes së buxhetit, politika e pagave synon edhe tërheqjen e më shumë të rinjve në ushtri dhe mbajtjen e personelit të kualifikuar, në një kohë kur vendi po rrit pjesëmarrjen në misione dhe operacione të Aleancës.

    Në këtë kuadër, qeveria ka nisur një program rritjeje graduale të pagave për personelin ushtarak, që në disa nivele pritet të arrijë rritje deri në 60-70% për pagat bazë në vitet në vijim, si pjesë e reformës për ta afruar ushtrinë shqiptare me standardet e NATO-s.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit