Nga Bledi Mane
Pesë herë në ditë në Facebook, 3 herë në ditë në Instagram, çdo natë në ekranet e 11 televizioneve dhe ja tani ku e kemi, na e shfaqin edhe në qendër të kryeqytetit.
Një ekran gjigand elektronik LED në fasadën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, shfaq çdo 17 minuta në 24 orë të ditës Edi Ramën duke mbajtur fjslime.
Rama nuk hap as këmbët si balerin, nuk hap as gojën si tenor, nuk i bie as trompës e as violinës por drejtoresha e Operas, Zana Çela nuk e fsheh dot dobësinë.
Çka ndjen për Edi Ramën privatisht na e shfaq sheshit publikisht ndërkohë Rama ka 14 vjet i martuar e i ka lenë aventurat.
Ka shumë titullare institucionesh publike që patetizmin e tyre erotik e politik e kanë kthyer në normë por i kujtojmë këto zonja se Edi Rama do plaket një ditë e nuk do i punojnë as allatet e as zanatet marifetëse të emërimeve të tilla mediokre e groteske…
O gra drejtuese lini gjurmë me punët tuaja të mira se lekët e taksave tona nuk ua paguajmë të joshni me pleq të pasur!