7.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Foto me ish-zyrtarin e famshëm të FBI, që trazoi PD-në

    Fjoralba Dizdari, që militon në radhët e Partisë Demokratike ka pranuar prezencën në një foto që qarkullon së fundmi, ku ajo dhe një tjetër zyrtar i PD, Enri Ceno, shfaqen me ish-zyrtarin e FBI nën hetim, Charles McGonigal.

    Foto ka trazuar PD, pasi deri më tani ata kanë akuzuar vetëm Ramën dhe PS, se kanë pasur lidhje me zyrtarin e FBI, i cili thuhet se u pagua për të hetuar financimet ruse të PD, në kohën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

    Pas fotos, nisën aludimet se ai mund të jetë paguar pikërisht nga Berisha, për të hetuar Bashën.

    “Për sqarim të opinionit publik, kjo foto është e datës 16 nëntor, i 5 viteve me parë, ku unë dhe ish partneri im, po darkonim për ditëlindjen time.

    Pranë tavolinës tonë ishte një mik i joni me partneren e tij, të cilët na u bashkuan në mbrëmje. Në përfundim të darkës, nëpërmjet një të njohurit tonë, na ftuan të dy çifteve për një pije dhe aty u prezantuam me zyrtarin e huaj.

    Kjo foto është bërë me insistimin e tyre dhe pranuam pa asnjë kompleks” – shkruan e reja Dizdari në një postim në rrjete sociale.

    Ish-prezantuesja e motit dhe modele, tani politikane, e mbyllur me shprehjen që kjo që ka ndodhur e “bën misionin tim politik akoma më të vendosur”.

    Reagimi i plotë:

    Për sqarim të opinionit publik, kjo foto është e datës 16 nëntor, i 5 viteve me parë, ku unë dhe ish partneri im, po darkonim për ditëlindjen time.

    Pranë tavolinës tonë ishte një mik i joni me partneren e tij, të cilët na u bashkuan në mbrëmje. Në përfundim të darkës, nëpërmjet një të njohurit tonë, na ftuan të dy çifteve për një pije dhe aty u prezantuam me zyrtarin e huaj. Kjo foto është bërë me insistimin e tyre dhe pranuam pa asnjë kompleks. Tavolinës i’u shtuan zyrtarë të Partisë Socialiste dhe ne nuk ndejtëm gjatë dhe u larguam. Ka qënë hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me këtë njeri, ndryshe nga zyrtarë të lartë të qeverisë Rama.

    Nuk kam qënë e përfshirë asnjëherë në interesa financiare me personat në fjalë, as si shtetase shqiptare, as si pjesë e Partisë Demokratike dhe asnjë aludim i këtij lloji.

    Propaganda dhe lojrat e qeverisë, nuk mund të fshijnë aferat e tyre me lajme si kjo e ditës së sotme, apo foto rastësore, për të cilën duke qënë pjesë e medias prej vitesh, nuk arrij ta kuptoj, se si një media pranon të përdoret si mashë e qeverisë, për të zbehur aferat korruptive dhe për të relativizuar rrokullisjen e pashmangshme të pushtetit, me lajme të tilla.

    Këto manipulime, thjesht më konfirmojnë frikën e njerëzve të perfshirë në akuzat e ditëve të fundit dhe e bën misionin tim politik akoma më të vendosur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit