Dorian Duçka është sulmuar ashpër nga Sali Berisha ditët e fundit, pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë.
Madje Berisha e ka quajtur Duçkën si “një prej figurave më të errëta të mafies ndërkombëtare”.
Megjithatë sot Top Channel ka publikuar këtë foto të Dorian Duçkës, (Personit B) me djalin e tij, Shkëlzenin.
Ndonëse nuk dihet se kur është realizuar foto, Duçka dhe Shkëlzen Berisha shfaqen të qeshur krah njëri-tjetrit, madje sipas TCH, ata janë duke fluturuar bashkë në një udhëtim biznesi.
Neser nderkohe, Sali Berisha ka paralajmeruar proteste pikerisht kunder Rames dhe Duckes, por kjo foto i rrezon komplet kauzen dhe protesten.