Beatrix Ramosaj ka treguar gjithmonë se ka shoqëri të mirë me futbollistin e njohur Nejmar.
Varësja e njëjtë në qafën e të dyve mund të jetë edhe rastësi por megjithatë gjatë një loje të zhvilluar në një emision vitin e kaluar, Ramosaj zbuloi disa biseda private në “Instagram” me Neymar.
“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje, ndërkohë që më pas u bind për të zbuluar mesazhet:
Nejmar: Më mungon
Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj
“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.
Kujtojmë se kur tregoi për njohjen me futbollistin brazilian, këngëtarja tha se ishte një mesazh i Neymar që çoi në nisjen e miqësisë së tyre, për të vazhduar me takimet në festa të përbashkëta.
Beatrix Ramosaj u shpreh se ai është djalë i mirë dhe me këmbë në tokë.
Biseda:
Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?
Beatrix: Po
Sarah: Kë ke shok, Neymar?
Beatrix: Po
Sarah: Futbollistin mi?
Beatrix: Po
Donaldi: Si, qysh, tek?
Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën, kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.
Dj Dagz: U njohët?
Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.
Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë
Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.