14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fotografi britanik: Nëse i njeh shqiptarët nga Daily Mail, duken kriminelë. Por ata që njoh unë janë punëtorë!

    Fotografi anglez Robert Hackman, i njohur edhe në Shqipëri, tregon rreth perceptimit që është krijuar për shqiptarët që emigrojnë në Angli në mënyrë të paligjshme dhe jehonës që pati në mediat e huaja emigrimi i shqiptarëve mes kanalit të La Manshit drejt ëndrrës së tyre, Anglisë.

    “Nëse do të flasim për rritjen e popullsisë në plakje dhe për gazetat si Daily Mail, ato japin më tepër me një perspektivë negative, por nëse ti je në kontakt me shqiptarët, shumë të rinj, ke një tjetër perceptim më pozitiv për ta. Unë kam njohje me shumë shqiptarë në Angli. Njoh shumë njerëz të thjeshtë. Madje edhe në lagjen time kam shumë prej tyre dhe ata janë njerëz shumë punëtorë, ata kanë bizneset e tyre, ose punojnë në biznese të vogla. Dhe kontribuojnë në shoqëri. Nëse unë dua të kërkoj për kriminelë shqiptarë edhe mund të gjej, por mund të gjej njësoj si në çdo kombësi tjetër.

    Prandaj varet se çfarë je duke kërkuar. Nëse unë veproj si një njeri i thjeshtë, takoj njerëz të tjerë, po ashtu bëjnë edhe shqiptarët, si çdo njeri që vjen nga një vend tjetër dhe kërkon të nisi jetën këtu. Kërkon të krijoj jetën këtu, të ketë një familje të qëndrueshme, pra varet se për çfarë je këtu.

    Njerëzit largohen nga vendet, kryesisht kur ekonomitë e tyre nuk janë shumë të mira, nuk janë shumë të forta si në vendet si Britania. Kriminelët janë ata që japin ofertat e tyre. Ata gjithmonë do të tregojnë anën e mirë të historisë, pasi përpiqen të shesin një produkt, që është emigrimi në një vend tjetër. Të rinjtë të cilët vijnë në këtë vend pa dokumenta do ta kenë të vështirë, pasi ti nuk je i regjistruar në sistem, pra ti do të punosh ilegalisht në këtë vend. Nuk do të kesh mbrojtjen si njerëzit këtu, do të jesh i përjashtuar, nuk do të paguesh njësoj si të tjerët. Unë këmbëngul se nuk ka për të qenë aq e thjeshtë sa e tregojnë. Ti figuron i papunë, por ndërkohë përfshihesh në punë të paligjshme.

    Anglia ndodhet në një moment të vështirë për momentin, me më pak investime në sistemin shëndetësor, më pak investime në sistemin e sigurisë. Nuk ka për të qenë e lehtë, asnjeherë nuk ka qenë. Nuk do të jetë ai vendi i ëndrrave, të cilin ju kanë premtuar. Nuk është një vend mikpritës për emigrantët e paligjshëm. Policia ndoshta luan një rol duke i ndihmuar shqiptarët të vijnë me varka në Angli, por duhet një bashkëpunim më i mirë mes qeverisë shqiptare dhe angleze në këtë rast për të proceduar me emigrantët.

    Ne duhet ta shohim situatën në të kundërt. Në të kundërt është që është rritur numri i emigruesve nga Anglia, Amerika apo vende të tjera të Evropës, të cilët kërkojnë të jetojnë në Shqipëri. Ne i quajmë ata ekspertë. Kur një anglez shkon të jetojë në një shtet tjetër ne e quajmë atë një “ekspert”, po në fakt është një emigrim si ai i shqiptarëve që vijnë këtu. Ka websaite që japin informacione për Shqipërinë. Ka portale të cilat të japin informacione si të jetosh në Shqipëri me rreth 600 dollarë në muaj. Nëse e shohim në të kundërt, Shqpëria ka shumë persona nga vende të tjera, të cilët jetojnë aty, por ne i quajmë ekspertë. Pra këta persona nuk i quajmë emigrantë. Ka shumë media që japin informacion si të jetosh në Shqipëri”, u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit