13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Fotoreporterët janë lodhur nga silikoni, duan vetëm bio”, Luana reagon pas deklaratës së Bledi Manes!

    Bledi Mane u shpreh nje dite me pare se personazhe të njohur si Eva Murati, Hygerta Sako dhe Luana Vjollca tentuan të kopjojnë foton virale të Rike Roçit dhe të merrnin vëmendjen e mediave të huaja duke u përdredhur.

    “Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken por nuk tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve të huaj. Pashë Luana Vjollcën që përdridhej, Hygerta Sakon që s’përdridhej, atë kosovaren Muren që përdridhej dhe nuk tërhoqën vëmendje.

    Foto- reporterët janë lodhur nga silikoni dhe duan vetëm bio”, tha gazetari i njohur.

    Një nga vajzat e përmendura në deklaratën e Manes, Luana Vjollca, ka reaguar pas ketij pohimi te tij.

    Ajo ka postuar një shkrim në InstaStory ku thuhet:

    “Një grua e fortë mund të heshtë kur njerëzit flasin pas shpine. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e vëren. Thjesht do të thotë se ajo zgjedh të mos e harxhojë energjinë e saj në budallëqe. Ajo ka gjëra më të rëndësishme për të bërë”.

    "Fotoreporterët janë lodhur nga silikoni, duan vetëm

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit