Një raport i Zërit të Amerikës ka rikthyer debatin për financimet ruse në politikën shqiptare.
PD që drejtohej nga Lulzim Basha, thuhet se ka marrë 500 mijë dollarë nga Moska.
Kjo histori pushtoi mediat shqiptare pesë vite më parë dhe tashmë është rikthyer si histori.
Interesant është se të gjithë ata që e mbronin atëhere Bashën, sot po e sulmojnë egër atë për paratë ruse, ndërsa ata që e sulmonin pesë vjet më parë, janë duke e mbrojtur.
Në rrjet ndërkohë e kanë marrë me të qeshur.