25.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    FOTOT: Artistja e pazakontë shqiptare

    Arjeta Palushaj është një nga vajzat më të talentuara të momentit. Ajo ka një jetë të ndërthurur mes muzikës, pikturës dhe stilimit, i cili së fundmi i është kthyer në profesion.

    E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Arjeta rrëfeu gjithçka, duke shuar kureshtjen e publikut.

    E pyetur për ngjyrat e ndryshme që ka provuar herë pas here në flokë, ajo ka deklaruar: “Kam pasur një pasion shumë të madh. Mbaj mend kur ecja rrugëve më thoshin e çmendur. Nuk është paragjykimi problemi im dhe nuk ka qenë as në adoleshencën tim. Unë e kam shijuar atë gjë”.

    Sa i përket pikturës u shpreh: “Jam munduar ta kalojë në atë fazë pa e bërë aspak banale. Qëllimi im është shumë larg vulgares. Kalon deri diku në instalacion pastaj, një marrëdhënie që krijoj unë me veprën time”.

    Ndërsa, për stilimin tha: “Kam nisur shumë herët të stiloj, të ricikloj le të themi si femrat që përgjithësisht duan të arrijnë gjërat. Edhe unë që e vogël ashtu, pastaj në adoleshencë duke formuar karakterin, duke eksploruar. Ajo ka qenë periudha që unë kërkoja të dilja në atë fusha. Derisa e kuptova dhe u binda që unë di ta bëjë atë punë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit