Prej disa ditësh, mediat ndërkombëtare janë duke shkruajtur për gjyqin më të bujshëm në botë, të këtyre viteve të fundit.
Bëhet fjalë për gjyqin e dy aktorëve të famshëm, Johnny Depp dhe Amber Heard, të cilët u divorcuan pak vite më parë.
Tashmë Depp kërkon 50 mln dollar nga ish-bashkëshortja e tij, me pretendimin se ajo i ka prishur imazhin.
Në sallën e gjyqit, që është me dyer të hapura, janë dëgjuar dëshmi shokuese për dhunë, si nga Heard, ashtu edhe nga Depp.
Por, së fundmi objekt kryesor për mediat është bërë edhe avokatja e Depp, Camille Vasquez.
37-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të këtij gjyqi, jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për shkak se kanë dalë disa zëra, se ajo nuk është thjesht vetëm avokatja e Depp.
Në disa media është raportuar se ata kanë edhe një aferë romantike së bashku.
Një arsye më shumë, që Vasquez të luftojë fort që të fitojë gjyqin dhe 50 mln dollarët e pretenduara nga Depp.