Këshilli Kombëtar i Sali Berishës miratoi në mbledhjen e parë ditën e sotme, rezolutën për procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës, ku mandatohet Komisioni i Rithemelimit për të përcaktuar përfaqësuesit e demokratëve për të propozuar emrat.
Në mbledhje ishin të pranishëm 203 persona, anëtarë e deputetë. Siç shihet nga pamjet, në momentin që vjen ish-kryeministri Sali Berisha, të pranishmit u ngritën në këmbë për ta përshëndetur.
Të pranishëm ishin edhe figurat e vjetra të PD-së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, të cilët iu ribashkuan sërish selisë blu që në Kuvendin e 30 prillit.
Ajo që binte në sy, ishte ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila shkoi në mbledhje me syze dielli.