12 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    FOTOT: Kush është gruaja më e bukur në botë për këtë vit?

    Revista Maxim e Australisë ka publikuar listën e saj vjetore “Hot 100” për vitin 2022, duke renditur femrat më të suksesshme dhe më të bukura në industrinë e argëtimit, sportit dhe kulturës pop.

    Në krye të listës së tyre ishte aktorja 32-vjeçare Margot Robbie, karriera e së cilës vazhdon në një trajektore rritëse përpara daljes në treg të filmit më të fundit Babylon.

    Këtë vit, Robbie u bë aktorja më e paguar në Hollywood falë tarifës për filmin “Barbie” me regji të Greta Gerwig.

    Sipas Variety, aktorja australiane u pagua 12.5 milionë dollarë për të luajtur përballë Ryan Gosling si Ken, në filmin e shumëpritur të bazuar në kukullën ikonë me të njëjtin emër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit