Një ditë pas cereminisë së nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje 3D të Teatrit, të cilat u shfaqën edhe ditën e djeshme gjatë ceremonisë.
Rama ka postuar foto dhe shkruan se do të jetë një gur i çmuar në gjerdanin e veprave modern të Shqipërisë.
“Me të ardhmen që nisi të ndërtohet për Teatrin e Ri Kombëtar, si një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne të Shqipërisë që duam për fëmijët tanë”, shkruan Rama në postimin e tij.