Stadiumi i ri i Partizanit është gati.
Pas një kalvari të gjatë në fundjavë Partizanit do të presë një ndeshje zyrtare në stadiumin e saj të ri.
Gjithçka ka përfunduar në stadium siç shikohet edhe në foto, gjithashtu sot kanë mbërritur pankinat edhe stolat e tribunës VIP dhe nesër pritet të përfundojë dhe montimi i tyre.
Ndeshja ndaj skuadrës së Bylisit do të luhet të dielën ora 13:00, në kompleksin “Partizani”.
Do të jetë ditë historike për tifozerinë e kuqe, pasi do të jetë hera e parë që do të jenë prezent në stadiumin e tyre në një ndeshje zyrtare të kampionatit.
Një investim privat i familjes Demi, të cilët pasi e morën Partizanin në ditët më të errta të klubit, sot e kanë kthyer në një ekip model duke ndërtuar një nga komplekset më të bukur në Shqipëri dhe jo vetëm.