Të rinjtë e moshës 18-25 vjeç në Francë do të kenë akses falas në prezervativë, në një përpjekje të vendit për të minimizuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (SST).
Presidenti francez shpalli masën e re shëndetësore të enjten në një aktivitet për shëndetin e të rinjve.
Emmanuel Macron tha se të rinjtë do të jenë në gjendje t’i marrin ato nga farmacitë dhe e përshkroi lëvizjen si një “revolucion të vogël në parandalim”.
Në 2020 dhe 2021 Franca përjetoi një rritje kombëtare prej 30% në normat e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme.