7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Françeska e pranon se ka pak shanse të shkojë në finale: Ju të dy e meritoni jashtëzakonisht shumë

    Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, Françeska Murati ka folur për banorët që mund të shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIP 3”.

    Françeska u shpreh se Egla dhe Meriton Mjekiqi e meritojnë jashtëzakonisht shumë finalen dhe nuk e vë në dyshim këtë gjë.

    Ndërsa nëse do kishte një vend tjetër për në finale, Murati u shpreh se mes saj dhe Heidi Bacit, kjo e fundit mund të ketë më shumë fansa, mbase edhe nga “Grande Fratello”.

    “Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale, as që nuk e diskutoj që do jetë Meritoni, sepse të dy e meritoni jashtëzakonisht shumë. E meritoni dhe as nuk e vë në dyshim këtë gjë. Pastaj nëse është një vend i fundit dhe ngel midis meje dhe Heidit…

    Unë e di që ajo ka një publik të madh, mbase nga Grande Fratello. Dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe se sa mund të kem pasur unë. Kështu që unë jam në paqe me këtë fakt”, tha Françeska.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit