Ndërkohë që opozita ka njoftuar ditën e sotme zhvillimin e protestës Kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që të shtyjë për një datë tjetër seancën e shumë përfolur, për vulën e Partisë Demokratike.
Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e gjyqtares, Emona Muçi, ç’ka ka bërë që seanca të zhvillohet pas dy javësh.
Burime bënë të ditur se seanca e radhës në Apel për fatin e ‘vulës’ së Partisë Demokratike do të zhvillohet me 20 dhjetor ora 09:30.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 06.12.2022, ora 09:30, ishte caktuar seanca gjyqesore e ceshtjes civile me pale Partia Demokratike e Shqiperise.
Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
Seanca e sotme nuk u zhvillua pasi nje nga anetaret konkretisht Gjyqtare Emona Muci per arsye shendetesore nuk eshte e pranishme. Seanca e rradhes u caktua me date 20.12.2022 ora 09:30.” thekson ne njoftimin e saj, Gjykata e Apelit.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se në qershor, Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi relatorin për çështjen e Partisë Demokratike (PD), lidhur me regjistrimin në gjykatë të statutit të korrikut 2021.
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, e ka konsideruar nul vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të njohur si ankimimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit të gjyqtarit, Agron Zhukri, që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.
Më 25 mars, Alibeaj, fill pas vendimit të njohjes nga gjykata të ndryshimeve statutore të dala nga Kuvendi Kombëtar i PD-së më 11 dhjetor – i thirrur nga lideri Sali Berisha – deklaroi se, do ta ankimojnë këtë vendim ne Gjykate.
Çështja ka përfunduar ne Apel dhe kjo gjykata ka vendosur ta shqyrtoje kerkesen e Enkelejd Alibeajt, por seanca ka ndryshuar daten disa here.