23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fshati i beqarëve, banorja kërkon nuse për djemtë: Nuk vijnë këtu vajzat, duan qytet

    Pavarësisht se infrastruktura në fshatin Fushë Studen në Librazhd është shtuar, prindërit kanë një merak.

    Fëmijët po iu ngelin pa martuar, shqetësim që e tregon njëra prej banoreve.

    Si nënë e shumë fëmijëve ajo tregon se djemtë nuk i ka të martuar, kjo sepse vajzat tashmë nuk dëshirojnë të vijnë në fshat.

    Këtu në Shqipëri kam dy çuna edhe një gocë. Janë në moshën 35-vjeçare, të pamartuar. Nuk duan çunat, por nuk ka as vajza. Nuk vijnë.

    Nuk e duan vajzat fshatin se ka punë, ka lopë, patate dhe punë të tjera. Kemi kërkuar nuse për djemtë por nuk ka, kanë ikur në qytetet kryesore”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit