13.5 C
Tirana
E premte, 24 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fshinte djersët me 500-çe euro, djali i Ardian Fullanit: Ishte sulm ndaj familjes sime…

    I ftuar së fundmi në podcastin e Mira Kazhanit ka qenë, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, Eriku.

    Ai është i përfolur për jetën luksoze që bën, teksa u bë i famshëm kur i ati ishte guvernator dhe ky fshinte djersët me 500-çe euro.

    Edhe pse sot, thotë se në fakt ajo ishte facoletë, jo kartmonedhë.

    “Nuk më japin asnjë lloj emocioni, po në atë kohë ka qenë vështirë.

    Zgjoheshe në mëngjes dhe shikoje çdo lajm, çdo artikull, histori të pavërteta dhe të vërteta.

    Kur je para gjykimeve, ofendimeve, nuk i menaxhoja aq mirë sa sot, në atë kohë nuk ishte kollaj.

    Ajo nisi si sulm për familjen dhe babain tim, që në atë kohë ishte guvernator i Bankës dhe donin të gjenin një mënyrë si ta shanin dhe gjetën një Erik që mund të shtoje çfarë të doje.

    Atë lajm ma përmend  çdo njeri që më takon për herë të parë.

    Kisha blerë një farcoletë që ngjante si 500 euro dhe e postova si shaka dhe e postuan, e bënë të madhe.

    Nuk arritën ta bënin dot diferencën që ishte reale apo jo, duket nga ngjyra, nga shkrimi”, thotë ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit