12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Furtunë në selinë blu, “plas lufta” për vendet në PD: Berisha heq Jorida Tabakun e fut Jozefina Topallin

    Në limitin e kohës, KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera, kryesisht me partinë e Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.

    Pas regjistrimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të kryesuar nga PD e Sali Berishës, vetë kryetari deklaroi se 8 vende në listat e sigurta do ishin për aleatët. Ndërsa pjesa tjetër do zgjidhej sipas numri të votave të kandidatëve të marra nga gara e Primareve.

    Por më të votuarit të këtij procesi në Tiranë, nuk figurojnë në listat e mbyllura të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

    Newsbomb.al ka siguruar listën me emrat të cilët Berisha i ka futur në listën e sigurt, vlen të theksohet që mes tyre qëndrojnë emra bashkëpunëtorësh të vjetër të ish-kryeministrit, si Jozefina Topalli, Flamur Noka, Albana Vokshi etj.

    Ndërkohë, sdhe pse Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti u shpallën më të votuarit në Tiranë nga Primaret, emri i tyre nuk është në listë. Gjithashtu Berisha ka hequr edhe deputeten e PD, Jorida Tabakun e cila në Primaret arriti të merrte rreth 650 vota, por nuk figuron në listën e sigurt, ndërkohë që në të qëndron emri i Erisa Xhixhos nga Partia e Lirisë.

    Lista e sigurtë e PD për Tiranën:

    Sali Berisha

    -Belind Këlliçi

    -Flamur Noka

    -Fatmir Mediu

    -Edi Paloka

    -Tedi Blushi

    -Klevis Balliu

    -Bes Xhaferri

    -Jozefina Topalli

    -Erisa Xhixho

    -Albana Vokshi

    -Ilda Zhulali

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit