11.5 C
Tirana
E martë, 1 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fushatë me vdekjen

    Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, është shfaqur sot në rrjetet sociale në foto me prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht para disa muajsh pranë shkollës “Fan Noli”. Në postimin e saj, zonja Garo e konsideron vrasjen e Martinit si një rast që duhet të sjellë ndryshimin.

    “Sot një vizitë në familjen e Martin Canit, djalit diellor që u vra në oborrin e shkollës.

    Martini kudo është, është krenar për këta prindër të jashtëzakonshëm e me forcën e tyre për të ecur përpara.

    Martini nuk mund të kthehet më pas. Por, le të shërbejë ky rast tragjik si thirrje për ndryshim. Le të jetë ai simbol i betejës së të gjithëve ne për një Shqipëri më të sigurtë për fëmijët tanë”, shkruan ajo.

    Përfaqësuesja e selisë blu shfaqet e buzëqeshur krah prindërve të Martinit, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me postimin e saj pa kurrfarë lidhje as në ngjarjen tragjike dhe as me fushatën.

    Dhimbja e prindërve dhe reagimi i tyre për ngjarjen është konsideruar gjithmonë i drejtë, përfshirë edhe disa protesta të organizuara spontanisht nga shoqëria civile për këtë ngjarje të rëndë.

    Por në një fushatë elektorale, dhimbja dhe ngjarja tragjike nuk mund të përdoren për të dhënë mesazhin e ndryshimit, ndërsa përdor të njëjtën formë që kryeministri dhe ministrat përdorin rëndom për ngjarje të tilla të rënda.

    Përndryshe, ku ndryshojnë ata që keqqeverisin nga ata që po bëhen gati të qeverisin? Morali politik dhe propaganda nuk kanë ngjyra politike, thjesht ndryshojnë kahe kur bëhet fjalë për të marrë vota.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit