10.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Futbollisti i njohur kapet “mat” me një femër në shtrat, dy javë para martesës së tij

    Andy Carroll, futbollist i famshëm anglez i cili ka luajtur me Liverpool dhe përfaqësuesen angleze, është bërë protagonisti kryesor i tabloidëve, pasi është fotografuar në shtrat me një vajzë bjonde, dy javë para martesës së tij.

    Fotoja e 33-vjeçarit është bërë virale dhe miqtë e tij kanë thënë për “The Sun” se është “një situatë shumë e sikletshme, duke marrë parasysh se po i afron dasma”.

    Bjondja në foto, 27-vjeçarja Taylor Jane Wilkey, i tha tabloidit britanik se nuk ishte ndonjë gjë e madhe:

    “Foton e bëmë për shaka. Nuk fjeta me të, isha bashkë me një shoqen time në dhomën e tij. Vumë muzikë dhe atë e zuri gjumi direkt, pasi ishte i lodhur. Foton e bëra për shaka, nuk ndodhi asgjë seksuale”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit