Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.
Autori i krimit te tmerrshem është Ramazan Hutra.
Viktimat janë Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.
40 vjeçari ekzekutoi me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë.
Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa.
Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani.