Duket se banorët kanë filluar që të thyejnë rregulla të njëpasnjëshme, duke bërë që në shtëpinë e BBV-së mos të mungojnë as zarfet e zinj, përjashtimet e tashmë mesa duket dy nga banorët janë gati për një nominim ‘kokë më kokë’.
Bëhet fjalë për G Banin dhe Gjestin, të cilët vendosën të futen së bashku në tualet, duke thyer rregullat e ‘Vëllait të Madh’. Ata më pas kanë dalë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Valbona ka kundërshtuar vendimin e G Banit, duke i kërkuar që të mos e bënte.
Kjo ide ishte e Gjestit dhe qëllimi i këtij veprimi ishte që të dalin në nominim ‘kokë më kokë’, duke marrë parasysh se kështu ka qenë kur ky veprim është bërë në një edicionet e menjëhershme, por nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë këtë herë produksioni ndaj tyre.