7.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    G Bani nuk përmbahet, i “qepet” mbrapa Danjës: Je yll, ke shumë klas! Do të mbaj mend gjithë jetën

    G Bani është rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh” me qëllime dhe synime të qarta.

    Përpos faktit që do të vijojë të shkaktojë sherre me banorët, ai ka vendosur që t’i shprehë pëlqimin e tij Danjës dhe t’i mbushë mendjen kësaj të fundit se ndjenjat e tij ndaj saj janë të vërteta dhe jo si pëlqimi ndaj Valbonës i cili sipas reperit ishte në “kuadër të lojës”.

    Në një moment, G Bani i është drejtuar Danjës me fjalë të bukura duke i thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën. Por, kjo e fundit pesimiste ndaj ndjenjave të reperit ia ka përmendur Valbonën me të cilën vepronte po njësoj.

    “Jo asnjëherë”, iu përgjigj G Bani i cili më pas vazhdoi duke e ndjekur nga mbrapa banoren dhe po shkonte kudo ku ajo shkonte nëpër shtëpi.

    Pjesë nga biseda:

    G Bani: Je shumë e bukur, je shumë e mirë, ke shumë klas je shumë yll. Do të të mbaj mend gjithë jetën!   

    Danja: Mjafton mos të më thuash legene dhe eksperte e virgjërisë.  

    G Bani: Po as ti mos më thuaj më shtazë. As ti mos më thuaj më bën mua si i virgjër, jo për gjë po nuk jam. Do më japësh pak nga parfumi jot.

    Danja: Jo nuk ta jap. 

    G Bani: Po ma jep, do të ta blej. 

     Danja: Kështu ke bërë edhe me Valbonën 

    G Bani: Jo asnjëherë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit