31.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    G-Bani prek me përgjigjen e sinqertë: S’më duan nëpër koncerte

    Një bisedë e papritur mes TikTok-erit shqiptar Kozakut dhe këngëtarit G-Bani, ka tërhequr vëmendjen e fansave gjatë një transmetimi live në TikTok.

    Një nga ndjekësit i kërkoi Kozakut t’i drejtonte G-Banit pyetjen se si po i shkonte me koncertet. Pa u fshehur pas fjalëve, G-Bani u përgjigj sinqerisht:

    “Shumë dobët, shumë nuk më duan hiq. Nuk më do publiku i muzikës, nuk më do audienca.”

    Ai shtoi me një ton nostalgjik se dikur, në kohën e tij, “vlerësohej artisti”, ndërsa sot sipas tij, gjithçka ka ndryshuar dhe nuk është më asgjë si më parë.

    Kozaku, i cili po e dëgjonte me vëmendje, u shpreh se deklarata e G-Banit është e vërtetë dhe një reflektim realist mbi gjendjen aktuale në tregun muzikor.

    Megjithatë, për t’i vënë një pikë diskutimit, G-Bani e mbylli me një koment po aq të drejtpërdrejtë:

    “Më shumë lekë kam marrë nga reklamat, se sa nga koncertet.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit